Detyroi bashkëshorten të hiqte dorë nga kujdestaria e fëmijëve, burg për shqiptarin në Itali

Diaspora

Detyroi bashkëshorten të hiqte dorë nga kujdestaria e fëmijëve, burg për shqiptarin në Itali

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Një shqiptar në Itali i cili detyroi me dhunë bashkëshorten të firmoste një akt për të hequr dorë nga kujdestaria e fëmijëve është dënuar me 8 muaj burg.

Sipas mediave italiane bashkëshortja e kishte denoncuar shqiptarin për dhunë dhe ai e kishte të ndalur t’i afrohej vendit të punës, shtëpisë apo edhe kur ajo dilte.

Në mars të vitit të kaluar në kërcënimin e dhunës detyroi bashkëshorten të firmoste një akt për të hequr dorë nga kujdestaria e fëmijëve.

Shqiptari u arrestua me akuzën e shkeljes së dispozitës për largimin nga shtëpia e familjes dhe ndalimit të afrimit në vendet e frekuentuara nga personi i ofenduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat