Asgjësohen mijëra rrënjë kanabis në Kalabri, arrestohen pronarët me origjinë nga Shqipëria

Diaspora

Asgjësohen mijëra rrënjë kanabis në Kalabri, arrestohen pronarët me origjinë nga Shqipëria

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 12:21
Droga

Karabinierët në Kalabri gjatë një operacioni anti-drogë kanë asgjësuar mijëra rrënjë kanabis sativa të kultivuar në zonën malore të Lattari, Itali.

Sipas mediave italiane janë asgjësuar gati 2500 rrënjë kanabis pjesa më e madhe e tyre në proces tharje.

Si pasojë e operacionit janë arrestuar 6 persona ku mes tyre mendohet se janë dhe pronarët e plantacioneve, të cilët dyshohen se janë me origjinë nga Shqipëria.

Policia ka bërë me dije se plantacionet e kanabisit ishin në sera të përshtatura për kultivimin dhe marrjen e prodhimit në një kohë të shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat