Një aksident i rëndë është raportuar në Itali, ku një shqiptar ka përplasur për vdekje një 79-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në qytetin Fano.
Sipas mediave italiane shqiptari ka qenë duke drejtuar furgonin e një kompanie ushqimore për restorantin dhe po kthehej për të dërguar mallrat në lokalin ku punonte.
Autoritetet italiane janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave.