Përvjetori i radio “Zëri i Arbërit” - Norvegji

Diaspora

Përvjetori i radio “Zëri i Arbërit” - Norvegji

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 23:53
Fotografi e një rëndësie të veçantë; Nga programi i parë historik i datës 2 KORRIK, 2001 në Radiostacionin regjinal RADIO FOLLO

Sot është data 2 korrrik;

Më 2 korrik të vitit 2001, në qytetin Univeristar Ås të Norvegjisë, me iniciativë të bashkatdhetarit, krijuesit, gazetarit e veprimtarit Imri Trena, filloi punën radioja në gjuhën shqipe "Zëri i Arbërit".

Është medium i parë shqip, i themeluar në një radiostacion regjional norvegjez, Radio Follo. Ky medium shquhet në botën shqiptare për program serioze dhe që nga fillimi e gjer më tani është radio që mbron vlerat tona të çmuara.

Emiton 24 orë program ditor prej të cilave nga 4-5 orë drejtëpërdrejtë për çdo ditë prej orës 20-24:00 duke krijuar kështu në arkivin 22 vjeçar të zërit shqip me bashkëpunëtor edhe përtej Atlantikut, Australi e Zelandë e Re.

***

Redaksia e RADIO ZËRIT, të gjithë shqiptarëve, dëgjuesëve tanë dhe adhuruesëve tanë ju uroj këtë Përvjetor dhe DEKLARATËN E 2 KORRIKUT TË VITIT 1990-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat