I dëbuar dy herë, krimineli shqiptar rikthehet në Britani dhe shijon jetën e luksit

Diaspora

I dëbuar dy herë, krimineli shqiptar rikthehet në Britani dhe shijon jetën e luksit

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 12:52
Dorian Puka

Gazeta britanike, Daily Mail, i ka dedikuar një artikull shqiptarit Dorian Puka, i cili promovon në rrjete sociale jetën e tij të luksit, ndonëse është dëbur dy herë nga vendi.

Sipas Daily Mail, 28-vjeçari është dëbuar dy herë nga Britania për një sërë krimesh, përfshirë edhe grabitje, por është rikthyer sërish në vend, duke bërë një jetë mes luksit dhe makinave të shtrenjta.

28 vjeçari ka arritur t’iu shmanget autoriteteve për të jetuar një jetë luksoze në Britani. Ai shijon jetën e luksit, duke lëvizur në kryeqytet me Porsche, Mercedes, BMW dhe Range Rover.

Puka poston vazhdimisht në rrjetet sociale foto në restorante të shtrenjta në Perëndim të Londrës, duke u krenuar për pasurinë që ka dhe duke bërë pushime në bregdetin jugor.

“Pavarësisht se ka bërë pak përpjekje për të fshehur vendndodhjen, Ministria e Brendshme në Angli me sa duket nuk ka qenë në gjendje të gjejë grabitësin shqiptar që ka terrorizuar rrethinat e Londrës për gati një dekadë. Megjithëse, kësaj gazete iu deshën vetëm dy javë për ta gjetur”, shkruan Daily Mail.

Është e paqartë se si shqiptari u rikthye në Britani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat