U kap në shtëpinë e trafikantit më të kërkuar në Ekuador, merret vendimi për shqiptarin e njohur nga autoritetet

Diaspora

U kap në shtëpinë e trafikantit më të kërkuar në Ekuador, merret vendimi për shqiptarin e njohur nga autoritetet

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 11:52
A. Rrapaj

Gjykata në Ekuador ka dënuar me 3 vite burg një shqiptar me precedentë të shumta penale, për veprën e pasurimit të pajustifikuar. Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin A. Rrapaj, i cili u arrestua në Samborondón, provincën Guayas, më 9 shkurt të këtij viti. I riu shqiptar u arrestua bashkë me bosin më të madh të një rrjeti trafiku droge pseudonimin ‘Gato’, si pjesë e grupit kriminal ‘Nueva Generación’ që vepronte në Ekuador.

Kujtojmë se asokohe 37-vjeçari shqiptar u kap me disa telefona satelitorë, pajisje GPS dhe 319 mijë dollarë cash. Ndërkohë gjatë arrestimit të tij u nxorën në dritë të dhëna se mafia shqiptare që vepron në Guayas punon me kartelin Nueva Generación.

Prania në Ekuador e Rrapajt, një shqiptari me precedentë penalë në Shqipëri dhe me pasaportë të skaduar 10 vite më parë, nuk ishte befasuese për policinë.Që nga vitet 2000, e ashtuquajtura mafia shqiptare ka dërguar ‘emisarë’ në Amerikën Latine. Konkretisht në Meksikë, Ekuador, Kolumbi dhe Peru. Qëllimi ishte blerja e kokainës së lirë, sipas një hetimi të InsightCrime.

Një burim policor i tha PRIMICIAS se shqiptarët, me bazë në Ekuador, fshihen pas profilit të biznesmenëve të lidhur me eksportet e ushqimit. Por ata janë me të vërtetë përgjegjës për rregullimin e detajeve logjistike për dërgimin e kokainës në Evropë. Kjo ishte pikërisht një nga pikat e forta të strukturës së menaxhuar nga alias ‘Gato’. Në vitin 2022, Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara e renditi Sanchezin si një nga narkotikët kryesorë në botë. Raporti thotë se dërgesat e kokainës me alias ‘Gato’ bëheshin nga Ekuadori. Trafiku bëhej këtë përmes anijeve detare dhe kontejnerëve tregtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat