SHBK "Salih Çekaj" organizon vizita gjatë pushimeve verore në Kosovë

Diaspora

SHBK "Salih Çekaj" organizon vizita gjatë pushimeve verore në Kosovë

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 08:08
Foto ilustrim

SHBK "Salih Çekaj" ka nisur organizimi e vizitave të pushimeve verore në Kosovë.

Përmes një njoftimi thuhet se nderimet do të nisin nga shtatorja e heroit Salih Çekaj në qendër të Deçanit.

NJOFTIM:

Të nderuar anëtarë të SHBK "SALIH ÇEKAJ" në Zvicër, Ju kontribues dhe dashamirës të sajë, si në mërgatë e poashtu në Kosovë.

Si çdo vjet, edhe këtë vit SHBK "Salih Çekaj" organizon vizita gjatë pushimeve verore në Kosovë. Ju njoftojmë se kryesia e shoqatës vendosi që dita e vizitave do bëhet me 02.08.2023. Takimi fillon në ora 8.00 te pompa e benzinës " DHF" afer ndërmarjes Viva Fresh në Deçan. Nderimet perkujtimore fillojnë te shtatorja e heroit Salih Çekaj në qendër të Deçanit, për të vazhduar te busti i heroit Adem Ukëhaxhaj, te shtëpia e shëndetit në Carrabreg. Pastaj vazhdojmë për në Pejë ku do të ndalem për nderime te varri i patriotit Malë Morina në Lybeniq për të mbërritur në Pejë te shtatoret e heronjëve: Tahir Zemaj, Rrustem Bruqi , Bekim Berisha, Agim Çelaj, Skender Çeku, Xhemajl Fetahaj.

Këtu përfundojnë vizitat nderuese. Ju ftojmë të na bashkangjiteni të gjithë ata që kanë mundësi.

Me nderime kryesia e SHBK "SALIH ÇEKAJ" në Zvicër

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat