Ekzekutohet me tre plumba shqiptari në Selanik

Diaspora

Ekzekutohet me tre plumba shqiptari në Selanik

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Një shtetas shqiptar rreth 50 vjeç, u ekzekutua në qytetin e Selanikut pak pas orës 13:00 sipas orës lokale.

Dëshmitarë okularë thanë se viktima pati një sherr banal me një person të panjohur,i cili në vazhdim qëlloi mbi viktimën të paktë 3 herë duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja ndodhi në një pikë karburanti në rrugën Solonos në zonën lindore të Selanikut. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Policia ka nisur një operacion për gjetjen e autorit i cili është larguar me shpejtësi rrugicat e lagjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat