Goditet për vdekje me thikë 22-vjeçari shqiptar në Londër

Diaspora

Goditet për vdekje me thikë 22-vjeçari shqiptar në Londër

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 13:00
Emiliano Hasanpapaj

Një 22-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetën në Britaninë e madhe, pasi është goditur me thikë.

Sipas raportimeve, mësohet se i riu është identifikuar si Emiliano Hasanpapaj.

22-vjeçari është goditur tek sa dy grupe të rinjsh u përfshinë në një sherr në zonën Berkshire Gardens, Palmers Green, mbrëmjen e 11 Korrikut.

Autoritetet thonë se rreth orës 23:50 i riu shqiptar u  dërgua në një spital të Londrës por përpjekjet e mjekëve rezultuan të pasuksesshme.

Ai humbi jetën nga plagët e shkaktuara prej goditjes me thikë.

Ndërkohë, sa i përket autorëve të ngjarjes së rëndë, mësohet se një 24 vjeçar, i cili ishte arrestuar si i dyshuar për vrasjen e shqiptarit është lënë i lirë më kusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat