Kapen ‘mat’ tre shqiptarët në Itali, policia i gjen me kokainë në parking

Diaspora

Kapen ‘mat’ tre shqiptarët në Itali, policia i gjen me kokainë në parking

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Policia italiane ka arrestuar 3 shqiptarë pasi gjatë një kontrolli u gjeti atyre rreth 300 gramë kokainë.

Sipas mediave italiane, droga do të shitej në sheshin e Pesaros. Nuk dihet ende se si kanë mbërritur hetuesit te shqiptarët, por është e sigurt se operacioni që çoi në kapjen e tyre ishte planifikuar me detaje.

Nga sa mësohet tre shqiptarët e moshës 20 deri në 34 vjeç janë bllokuar në një parking në qytet, në momentin që do të shkëmbenin drogën.

Duket se 20- vjeçari ka qenë korrieri që ka sjellë drogën dhe dy bashkatdhetarët e tjerë, të moshës 28 dhe 34 vjeç, kanë pasur për detyrë ta shesin në Pesaro.

Të tre u arrestuan dhe janë në pritje të masës së sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat