Frank Shkreli: Qytetar nderi në Malësinë e Madhe

Diaspora

Frank Shkreli: Qytetar nderi në Malësinë e Madhe

Nga: Dr. Paulin Marku Më: 21 korrik 2023 Në ora: 07:21
Foto ilustrim

I nderuar z. Frank Shkreli

Më gëzon pamasë vlerësimi që iu është bëre me titullin “Qyterar Nderi” nga vendi i origjinës “Malësi e Madhe”.

Ju jeni një intelektual që nderoni familjen, krahinën e Malësisë dhe shqiptarinë kudo që ndodhet.

Harmonizimi i mendjes me penen tuaj të mprehte ka qenë dhe do të mbetet një zë i fortë në mediat e shkruara dhe vizive.

Karriera e gjatë në fushën e gazetarisë ju ka bëre të njohur, si një nder personalitetet shqiptare me kontribut të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ku edhe drejtuat në “Zërin e Amerikës” duke mbuluar një pozicion shumë të rëndësishëm dhe delikat për Evropën dhe Azinë pranë “VOA”.

Po ashtu, ju keni bashkëpunuar dhe vijoni të jepni kontributin tuaj në komunitetin shqiptar në Amerikë.

Vlen të përmendet se ju jeni bashkëpunëtor i çmuar për gazetën “Dielli” dhe “Vatrën”, si dhe i shumë shoqatave shqiptare. Ju jeni aktiv dhe në organizata që veprojnë në SHBA në interes të Çështjes Kombëtare Shqiptare.

Z. Fran Shkreli ka dëshmuar gadishmeri për të bashkëpunuar, dhe për të dhënë kontributin tuaj intelektual në fushën mediatike e publicistike në projekte të ndryshme realizuar në diasporën shqiptare në SHBA.

Miku im, ju uroj shëndet të plotë dhe shumë suksese në punen tuaj mediatike.

Pena juaj mos reshtë së shkruari në interes të Çështjes Kombëtare Shqiptare.

Me konsideratë të thellë,

Paulin Marku!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat