Detaje nga aksidenti tragjik që i mori jetën 22-vjeçarit shqiptar: Makina ishte 200 km/h

Diaspora

Detaje nga aksidenti tragjik që i mori jetën 22-vjeçarit shqiptar: Makina ishte 200 km/h

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 09:31
Viktimë mbeti Arnold Selishta

Një aksident tragjik i mori jetën pak ditë më parë një 22-vjeçari shqiptar në Itali.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 02:00 të së shtunës, përgjatë rrugës Monza-Saronno, më 8 Korrik, ku viktimë mbeti Arnold Selishta.

Ai ishte pasagjer në një Range Rover dhe dyshohet se po bënte gara me makina, kur shoferi humbi kontrollin dhe makina përfundoi jashtë rruge duke u rrotulluar disa herë, e më pas shpërtheu në flakë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje, Range Rover-i dhe BMW-ja arritën një shpejtësi deri në 200 km/h. E duket se kjo shpejtësi e madhe i kushtoi dhe jetën të riut shqiptar.

22-vjeçari Selishta, i cili jetonte në Limbiate, u nxor nga makina nga shërbimet zjarrfikëse dhe u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Monza-s ku vdiq pak kohë më pas.

Nën hetim për këtë aksident tragjik është kushëriri i Arnoldit, 23 vjeç. Ky i fundit është arrestuar dhe në dëshminë e tij para hetuesve e ka mohuar që po bënin gara me makinë.

“Nuk po lëviznim me shpejtësi, hymë në rrethrrotullim, po kthehesha majtas siç bëjnë në Britani pastaj kushëriri im më tha të futesha djathtas, devijova, kushëriri nuk e kishte vënë rripin e sigurimit, ndërsa unë po, kjo që më shpëtoi jetën”, mësohet të ketë thënë 23-vjeçari në dëshminë e tij.

Por ky pohim bie poshtë nga hetimet e deritanishme, që flasin për një shpejtësi tej normave të lejuara.

@danka.2020

 

♬ suono originale - bruno
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat