“Fast Kosova” kap të dënuarin me 30 vjet burgim në Itali

Diaspora

“Fast Kosova” kap të dënuarin me 30 vjet burgim në Itali

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 21:52
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Prishtinë, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar në Itali.

Njësiti policor “Fast Kosova” e ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin B.B., i kërkuar dhe i dënuar me 30 vjet burgim për veprën penale organizim i trafikimit të drogës.

“Më datë 24.07.2023, si rezultat i veprimeve operativo hetimore të realizuara nga njësiti policor i Policisë së Kosovës (Fast Kosova), është arritur të lokalizohet dhe njëherit të arrestohet personi i dyshuar (B. B.), i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e shtetit të Italisë”.

“Personi i dyshuar kërkohej lidhur me veprën penale “Organizimi i trafikimit me drogë” dhe është i dënuar me 30 vite burgim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

I dyshuari është dërguar në paraburgim për 48 orë, ndërsa u tha se veprimet do të ndërmerren në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat