Tre shqiptarë kapen me 19 kg kokainë në një banesë në Itali

Diaspora

Tre shqiptarë kapen me 19 kg kokainë në një banesë në Itali

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Policia italiane ka vënë në pranga 3 shqiptarë të akuzuar për trafik droge. Sipas mediave vendase, shqiptarët janë kapur më 26 korrik me 19 kg kokainë dhe mijëra euro në San Cesario sul Penaro.

Arrestimi i tyre është bërë gjatë kontrolleve ritinë nga policia në zonën e Modenës, ku unifromat blu kanë ndaluar një makinë të dyshimtë, ku po shkëmbeheshin disa çanta. Drejtuesi i mjetit është një 32-vjeçar shqiptar.

Gjatë kontrollit u sekuestruan 3 kg kokainë, të ndara në tre pako nga 1 kg secila. Po ashtu policia vijoi kontrollin edhe në banesë, ku u gjetën dy shqiptarët e tjerë të moshave 28 dhe 35-vjeç, në bodrumin e shtëpisë u gjetën 16 kg kokainë dhe 29 mijë euro cash.

Për arsye hetimore identiteti i shqiptarëve të arrestuar nuk është bërë me dije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat