Joshte vajza nga Rusia e Ukraina dhe i shfrytëzonte për prostitucion, arrestohet shqiptari në Itali

Diaspora

Joshte vajza nga Rusia e Ukraina dhe i shfrytëzonte për prostitucion, arrestohet shqiptari në Itali

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 16:17
Policia

Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, por kishte arritur të arratisej.

48-vjeçari joshte vajza nga Rusia dhe Ukrainë për në Bolonja, duke provizuar një sallë kërcimi të rreme, por sapo vinin në Itali ato shfrytëzoheshin për prostitucion. Denoncimi për shqiptarin ka ardhur nga një prej viktimave.

Aktualisht autori ndodhet në burgun e Croneos në Bolonja, në pritje të veprimeve të mëtejshme nga autoritetet italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat