I dënuar me mbi 13 vite burg për vrasje në 1997, arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Diaspora

I dënuar me mbi 13 vite burg për vrasje në 1997, arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Një 45-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi ishte i dënuar për vrasje në Shqipëri.

Mediat italiane shkruajnë se ndalimi i tij është bërë në Torino pasi ishte i dënuar me mbi 13 vite burg për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje.

Së bashku me persona të tjerë, ai është përgjegjës për vrasjen e një bashkë-atdhetari dhe plagosjen e një tjetri, ngjarje e vitit 1997.

Prej asaj kohe ai ishte i zhdukur.

“Ekzekutimi i masës shtrënguese përbën epilogun e hetimeve të kryera edhe në nivel ndërkombëtar, falë aktiviteteve specifike të kryera nga shërbimi i bashkëpunimit ndërkombëtar policor të drejtorisë qendrore të policisë kriminale, në lidhje të ngushtë me palën policore shqiptare“, shkruhet nga Komisariati i Torinos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat