Arrestohen shqiptarët në Irlandë, iu sekuestruan 60 kg kokainë

Diaspora

Arrestohen shqiptarët në Irlandë, iu sekuestruan 60 kg kokainë

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 21:18
Personat e arrestuar

Dy shqiptarë dhe një romun kanë dalur para trupit gjykues të dielën. Ata u arrestuan fundjavën e kaluar nën akuzat në lidhje me sekuestrimin e 60 kg kokainë me vlerë 4 milionë euro.

Të akuzuarit janë G.D, D.D dhe D.A shkruan Sunday World.

39 vjeçarit G.D I është caktuar masa e paraburgimit deri në paraqitjen e radhës para gjykatës me 14 gusht.

I akuzuari G.D është akuzuar nga detektivi Garda Gavin Curran, në stacionin Togher Garda në qytetin Cork, njëkohësisht ka dhënë dëshmi kundër shtetasit shqiptar. Kurse I akuzuari nuk ka folur në seancën e mbajtur të dielën.

Det Garda Val Russell, është ai i cili dha dëshmi për arrestimin e romunit D.A. Ai është denoncuar një javë më parë në stacionin Gurranabraher Garda në Cork.

Collins Daly mbrojtësi i të akuzuarit D.D ka thënë se klienti i tij kishte mbërritur në Irlandë vetëm katër javë më parë dhe banonte me vëllain e tij G.D. Edhe ky u la në paraburgim me mundësi të paraqitet në gjykatë me 14 gusht, me video-lidhje.

Sekuestrimi i drogës ndodhi pas një operacioni të udhëhequr nga inteligjenca që synonte persona të dyshuar për përfshirje në krimin e organizuar, një operacion i përbashkët u krye nga Byroja Kombëtare e Drogave dhe Krimit të Organizuar Garda dhe personeli pranë Shërbimit Doganor të të Ardhurave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat