Zbardhet vrasja e shqiptarit në Itali, vonoi punimet në fermën e pronarit

Diaspora

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Itali, vonoi punimet në fermën e pronarit

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 14:03
Fatmir Ara

Më 2 shtator të vitit të kaluar, një biznesmen shqiptar, i identifikuar si Fatmir Ara, 43 vjec u gjet i vdekur në fshatin San Carlo Canavese pranë Torinos.

Ai u qëllua për vdekje pasi kishte vonuar punën e rinovimit në një shtëpi ferme në Alba.

Tre vrasësit e kontraktorit të ndërtimit janë marrë të pandehur. Gjyqi për vrasje të rëndë dhe me paramendim ndaj Davide Giuseppe Osella Ghena (i konsideruar si autor i vrasjes), 31 vjeç, shokut të tij Andrea Fagnoni , 31 vjeç dhe motrës së tij Barbara Osella Ghena , 45 vjeç do të nisë në dhjetor.

Shkak për vrasjen e sipërmarrësit shqiptar u bë një investim që Davide kishte bërë në Alba. Ai kishte blerë një fermë të cilën donte ta rinovonte. Punën ia kishte besuar 43-vjeçarit shqiptar Fatmir Ara, por punët po ecnin ngadalë dhe për vrasësin kishin filluar të grumbulloheshin borxhe dhe probleme ekonomike.

Kështu ai mendoi se eliminimi i Arës do të ishte e vetmja zgjidhje për të hequr qafe vonesat dhe filloi të planifikonte vrasjen. Së bashku me mikun e tij Andrea Fagnoni ai kishte bërë një inspektim në një zonë të San Carlo Canaves. Plani parashikonte që shqiptari do të vritej nga Davide me një pushkë në pronësi të prindërve të tij që ia kishte sjellë motra e tij Barbara që e kishte vjedhur fshehurazi, ndërsa Fagnoni do të priste në makinë për të lehtësuar arratisjen e tij.

Kështu më 2 shtator Davide e mashtroi Arën dhe e dërgoi në San Carlo me pretekstin se do të flisnin për punë. Por pasi mbërritën në vendin e caktuar, nxorri armën nga ku e kishte fshehur dhe e qëlloi 3 herë shqiptarin. Pas të shtënave të para, shqiptari është rrëzuar përtokë por italiani nuk e ka lënë me kaq pasi ka vazhduar ta qëllojë sërish. Më pas ai është zhdukur duke arritur në makinën e bashkëpunëtorit të tij që e priste.

Duke parë dinamikën e ngjarjes, autoritetet dyshuan fillimisht se bëhej fjalë për një ekzekutim të urdhëruar nga organizatat kriminale. Për më pas hetuesit arritën tek Osella Ghena dhe Pagnoni, ndërsa më vonë arrestuan edhe motrën e tij, Barbarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat