Akuzohet për vrasjen e tifozit në Greqi/ 22-vjeçari shqiptar: S’kam lidhje, thikën e kam mjet pune

Diaspora

Akuzohet për vrasjen e tifozit në Greqi/ 22-vjeçari shqiptar: S’kam lidhje, thikën e kam mjet pune

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 08:54
Mixalis Katsouri

Institucionet e drejtësisë në Greqi po hetojnë vrasjen e 29-vjeçarit grek që u ther me thikë për vdekje pranë stadiumit të AEK-ut të Athinës. Një shqiptar është mes 5 të dyshuarve kryesorë për vrasjen, teksa 4 të tjerët janë një kroat dhe 3 grekë.

Gjatë arrestimit, shqiptarit dhe kroatit iu gjetën thika me gjak. 29-vjeçari Mixalis Katsouri u godit me thikë nga disa tifozë kroatë, teksa nga plagët e marra ka ndërruar jetë. Shqiptari i dyshuar si një nga autorët, mohon të ketë lidhje me ngjarjen. Ai ka deklaruar para prokurorëve grekë se ka kaluar rastësisht pranë vendit ku u përplasën dy tifozeritë dhe se thikën e ka mjet pune.

“Unë jam elektricist. Atë ditë isha në zonën e Nea Philadelphia për punë. Unë e mbarova punën vonë. Kisha lënë një takim me të dashurën time në stacionin “PERISSOS” të trenit elektrik për të udhëtuar drejt Pireut, me synimin për të arritur në lagjen Galatsi. Ndërsa po prisja jashtë stacionit, dëgjova britma, shpërthime dhe flakë dhe shkova të shikoja se çfarë po ndodhte.

Nuk kam marrë pjesë ne asnjë episod. Thikën që më keni gjetur e kam për punë, pasi jam elektricist. Unë nuk jam tifoz ultras, jam një sportdashës i thjeshtë. Shkoj në stadium, me babanë dhe vëllain tim, sa herë që gjej bileta të lira. Dua të kontrollohet celulari dhe të merret një mostër e ADN-së, për të vërtetuar se nuk kam lidhje me atë që më akuzojnë”, tha shqiptari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat