Përdhunohet minorenja shqiptare në hotelin e refugjatëve në Britani, burgoset afgani

Diaspora

Përdhunohet minorenja shqiptare në hotelin e refugjatëve në Britani, burgoset afgani

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 15:36
Sakhidad Ahadi

Një azilant afgan është burgosur së fundmi në Britani për përdhunimin e një 13-veçareje shqiptare me paaftësi në hotelin e paguar nga ministria e brendshme, të mbushur me refugjatë.

25 vjeçari Sakhidad Ahadi, vijon të gënjejë për moshën e tij duke thënë se është vetëm 20, teksa gjykata e klasifikoi si predator i rrezikshëm për joshjen e vajzës së vogël duke e tërhequr në dhomën e tij.

Përdhunuesi thotë gjithsesi se kërkon të vijojë jetën në Britani duke pretenduar se është qëlluar me armë nga Talibanët pasi refuzoi të rekrutohej prej tyre, të cilët sipas tij më pas i vranë të atin.

Ndërsa vajza dhe vëllai i saj shqiptar ishin sjellë në Britani nga e ëma dhe ishin akomoduar në hotelin historik të Crystal Palace në jug të Londrës – i njohur ndryshe në zonë si ‘Hoteli Azilit’.

Hoteli ironikisht krenohet për trashëgiminë e tij britanike me një pllakatë pranë hyrjes që kujton se këtu kishte jetuar shkrimtari francez Emile Zola në vitet 1898 e 1899.

Ahadi ka pranuar përdhunimin e vajzës ndërsa u shpall fajtor dhe për herën e dytë të përdhunimit në janar 2023.

Ai pretendon se vajza kishte pranuar dhe se besonte se ishte 19 vjeçe, ndërsa avokatja e tij Lisa Wilson argumentonte: “Perceptimi i moshës mund të mos jetë i qartë për dikë që është rritur në malet e Afganistanit”. Zyrtaret nuk kane bere te ditur identitetin e vajzes.

Prokurorja Janine Sheff tha se i akuzuari e kishte ndjekur vazhdimisht dhe më pas e kishte marrë në dhomë për t’i masazhuar këmbën që e kishte vrarë.

“Ajo ishte e frikësuar dhe i tha se është 13 vjeçe, por kjo nuk e ndaloi përdhunimin. Ai më pas kishte tentuar të blinte heshtjen e saj duke i dhënë një kartë celulare SIM dhe 5 paundë, me të cilën i tha të qëndronte në kontakt”

Prokurorja tha viktima se kishte paaftësi të mësuari që e bënin akoma më të dobët, ndërsa ekzaminimet mjekësore tregonin plagë të brendshme që ishin shkaktuar nga dhunimi.

Ahadi është arrestuar prej 2 janarit, ndërsa viktima tha në një deklaratë: “Jam e trazuar dhe qaj gjithë kohën. Nuk më zë gjumi natën pasi më duket se dikush po më ndjek”.

Nëna e saj tha: “Mua më ka rënë qielli mi kokë. Erdhën në këtë vend për siguri dhe nuk desha që diçka e tillë t’i ndodhë fëmijëve të mi”.

Gjykatësi Dunne duke dhënë dënimin me dhjetë vjet burg dhe regjistrimin e përhershëm në emrat e sulmuesve seksualë në Britani, tha: “Ti je një person i rrezikshëm për publikun dhe nuk ke treguar pendesë për veprimet e tua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat