Dyshohet se ishte vrasës me pagesë, e pëson keq shqiptari në Greqi!

Diaspora

Dyshohet se ishte vrasës me pagesë, e pëson keq shqiptari në Greqi!

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e Policisë greke, pasi dyshohet se u pagua për vrasjen e një 27-vjeçari, e cila nuk u realizua.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, atentat iu bë një 27-vjeçari nga Algjeria, i cili u qëllua 14 herë nga një automjet në të cilin ndodheshin 3 persona.

Fatmirësisht plumbat nuk e kapën të riun, ndërkohë që personat që ndodheshin në makinë, kanë zbritur, e kanë dhunuar barbarisht atë dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Menjëherë pas ngjarjes, i riu është dërguar në spital, ku edhe sot ndodhet në gjendje të rëndë, ndërkohë policia ka identifikuar dhe arrestuar një prej autorëve, pra shtetasin shqiptar.

Shqiptari dyshohet se është paguar nga një shtetas algjerian për të vrarë 27-vjeçarin, ndërsa shkak dyshohet prishja e pazareve të drogës.

Ndërkohë vijojnë hetimet nga ana e Policisë greke për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat