Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Athinë

Diaspora

Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Athinë

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Një shtetas shqiptar është plagosur me armë zjarri në kokë në Athinë, pas një konflikti me një shtetas grek.

Mediat greke bëjnë me dije se konflikti ka nisur të shtunën në lagjen Menidi të Athinës, ku shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është përfshirë në një sherr me disa persona të tjerë gjatë një feste. Në sherr ka ndërhyrë dhe një 35-vjeçar grek, i cili ka goditur ne fytyre shqiptarin.

Të shtunën u mendua se sherri përfundoi aty, por në orët e para të ditës se sotme, shtetasi shqiptar që mësohet se është nga Fieri ka shkuar i armatosur në të njëjtin vend, ku ka hapur zjarr ndaj 35-vjeçarit grek duke e plagosur në këmbë. Duke u larguar, shtetasi shqiptar është përplasur me një kalimtar duke i rënë arma nga dora.

Armën ka arritur ta marrë 35-vjeçari grek i cili ka hapur zjarr ndaj shqiptarit duke e plagosur rëndë në kokë. Të dy janë transportuar në spital, ku mësohet se shtetasi grek është në gjendje të mirë ndërsa shtetasi shqiptar është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat