Tentoi ta grabiste, 19 vjeçari shqiptar bën veprimin e papritur ndaj shtetasit egjiptian

Diaspora

Tentoi ta grabiste, 19 vjeçari shqiptar bën veprimin e papritur ndaj shtetasit egjiptian

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Arrestohet një 19-vjeçar shqiptar në Greqi pasi goditi me armë një egjiptian.

Mbrëmjen e së hënës në Agio Panteleimona, një 25-vjeçar me origjinë nga Egjipti u qëllua me plumb në kokë në rrugën Kampani.

Pasditen e së martës, policia greke arrestoi 19-vjeçarin, i cili ka precedentë për grabitje.

Sipas informacioneve, viktima ka rezistuar kur 19-vjeçari dhe bashkëpunëtorët e tij kanë tentuar ta grabisin dhe më pas ata e kanë qëlluar.

Sulmi ndaj egjiptianit ndodhi në orën 22:30 të së hënës mbrëma dhe në vendngjarje u gjetën 2 gëzhoja nga një pistoletë 9 mm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat