Kapen në një plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen katër shqiptarë

Diaspora

Kapen në një plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen katër shqiptarë

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 16:42
Policia

Katër shqiptarë janë arrestuar në Gjermani, pasi janë kapur në një plantacion droge në qytetin e Lippes. Të arrestuar janë të moshave 31 deri në 35 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik në ambient, policia gjeti dhe sekuestroi 1100 bimë kanabisi me një lartësi rreth 1.5 metra.

Vlera e drogës arrin deri në 3.5-5 mln euro nëse do shitej në treg të zi.

Aktualisht katër shqiptarët e arrestuar ndodhen në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia spanjolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat