Plani po funksionon? Angli, ministri i emigracionit: Shqiptarët, rënie 90%!

Diaspora

Plani po funksionon? Angli, ministri i emigracionit: Shqiptarët, rënie 90%!

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Në një pohim triumfues, si për të treguar se politikat e tyre po japin rezultat, ministri britanik i Emigracionit, Robert Jenrick, deklaroi përpara parlamentit se që nga marrëveshja që Londra arriti me Shqipërinë në dhjetorin e vitit të kaluar, janë kthyer mbrapsht 3.500 emigrantë shqiptarë.

Sipas tij, ka një rënie të ndjeshme me 90% të shqiptarëve që arrijnë tashmë në Britaninë e madhe në mënyrë të paligjshme. Deri më tani, gjatë këtij viti janë kthyer 12.600 klandestinë, shifër kjo 75% më e lartë se e njëjta periudhë e një vitit të shkuar, raportoi Jenrick.

Ministri shtoi më tej se emigrantët që do të zbulohet se kanë bërë raportime të rreme mbi historinë e tyre, do të përballen me dënime të ashpra. Rregullat e reja, sipas tij,  ndjekin Aktin historik të Migrimit të Paligjshëm, i cili, së bashku me Partneritetin e tyre Ruandën, do të sjellë ndryshime vendimtare për të hequr të gjitha stimujt që i shtyjnë emigrantët të ndërmarrin kalime të paligjshme nga Franca.

Ministri shtoi më tej se teksa plani britanik po funksionon më së miri sipas tij, në Bashkimin Europian emigracioni i parregullt po rritet. Në Itali, rritja e numrit të klandestinëve është 100% theksoi ai, krahasuar me 20% që regjistrojmë në Mbretërinë e Bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat