Humb jetën në aksident 29-vjeçari shqiptar në Itali

Diaspora

Humb jetën në aksident 29-vjeçari shqiptar në Itali

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 22:02
Aldo Gjoka

Një aksident fatal i ka marrë jetën një 29 -vjeçari shqiptar në Itali. Sipas La Repubblica, aksidenti ndodhi në Torre Specchia, më 7 shtator.

Mësohet se motori me të cilin po udhëtonte Aldo Gjoka, u përplas me një makinë Jaguar, me drejtues gjithashtu një shtetas shqiptar.

Si pasojë 29-vjeçari u përplas me murin rrethues të një prone private dhe motori shpërtheu në flakë, duke e lënë të vdekur në vend shqiptarin.

Prej vitesh, Gjoka jetonte në Leçe me familjen e tij dhe motorat ishin një ndër pasionet e tij më të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat