“Janë mbuluar me gjak…”! Kontrata e vdekjes, pse u vranë 6 shqiptarët?

Diaspora

“Janë mbuluar me gjak…”! Kontrata e vdekjes, pse u vranë 6 shqiptarët?

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 19:54 Përditësuar në ora: 00:07 më 12.09.2023
Greqi

“Janë mbuluar me gjak…”! Kontrata e vdekjes, pse u vranë 6 shqiptarët?

Gjashtë persona që dyshohet se janë shqiptarë janë ekzekutuar brenda një makine në Athinë. Janë dëgjuar mbi 150 të shtëna armësh me një interval të shkurtër pushimi në fund.

Aty policët kanë gjetur të vdekur tre persona në sediljen e pasme, një në atë të pasagjerit përpara dhe dy të tjerë jashtë makinës së markës “Ford” të shtrirë në një pellg gjaku, të gjithë të qëlluar nga afër me të paktën 25 plumba.

Autorët duket se i kanë sjellë viktimat në një takim në vendin e ngjarjes dhe më pas i kanë zënë në befasi duke i ekzekutuar dhe sipas dëshmive të para janë larguar me një makinë luksoze dhe një motoçikletë.

“U dëgjuan shumë të shtëna armësh, nuk e di se sa por duhet të ishin armë automatike. Dhe ndodhi shumë shpejt. Duhet të ketë qenë nga të dy palët shkëmbimi i zjarrit. Padyshim që u terrorizuam nuk mund ti afroheshim zonës që në fillim“, tha një banor.

Ekzekutimi ka ndodhur në një vend të veçuar, ç’ka u ka dhënë kohë autorëve të largohen. Policia ka dhënë urdhër pranë porteve dhe aeroporteve si dhe kufijve tokësorë të vendit që të kenë vigjilencë të shtuar për gjetjen e autorëve.

Specialistët e kriminalistikës thonë se egërsia e ekzekutimit, tregon një plan veprimi të mirëorganizuar, nga vrasës profesionistë, të cilët kanë përfunduar një prej të ashtuquajturave kontrata të vdekjeve.

“Të shtënat zgjatën shumë”, dëshmia e banorëve ku ndodhi masakra me 6 të vdekur në Greqi: U tmerruam

Pasditen e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin e Greqisë, Athinë. Si pasojë e një përplasje me armë zjarri, kanë të mbetur të vrarë  6 persona, të cilët sipas mediave greke dyshohet se janë shqiptarë.

Sipas mediave, në vendin e ngjarjes janë gjetur 25 gëzhoja. Dëshmitarët thonë se të shtënat janë dëgjuar në të gjithë zonën.

“Dëgjuam të shtënat ” , thotë një banor i zonës për protothema.gr. Megjithatë, askush nuk ka shkuar menjëherë në vendngjarje, për shkak të frikës.

“Nuk shkuam drejt atje sepse, në rregull, ndoshta dhe u trembëm”, shpjegoi ai, duke shtuar se në bazë të breshërive dukej sikur ishte automatik. “Ishte shumë shpejt”, shtoi ai, duke shpjeguar se ishte e pamundur të numërohej sa plumba u qëlluan.

“ Të shtëna vazhduan për një kohë të gjatë, nuk e di si dhe ishin shumë të shpejta. Dhe duhet të ketë qenë shkëmbimi i zjarrit nga të dyja palët. “Natyrisht që ishim të tmerruar, nuk guxuam t’i afroheshim vendit që në fillim”, tha ai.

Banori ka shkuar në vendngjarje kur është njoftuar nga lajmi se çfarë kishte ndodhur dhe ka parë se ka pasur një mobilizim të madh të policisë dhe autoambulanca.

Masakra në Greqi/ Mediat greke: 6 shqiptarë të vrarë, ky dyshohet të jetë motivi

Pasditen e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin grek të Athinës. Si pasojë e një përplasje me armë zjarri, kanë të mbetur të vrarë  6 persona, të cilët sipas Newsbomb.gr dyshohet se janë shqiptarë.

Sipas raportimeve të para nga policia greke, ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh.

Mediat greke raportojnë se është qëlluar me 25plumba ndaj një automjeti me targa gjermane. 5 nga viktimat kane qenë brenda në mjet, një tjetër jashtë mjetit.

Mësohet autorët që kanë qëlluar kanë qenë në një mjet me  targa shqiptare false.

Detaje të reja nga masakra me gjashtë të vdekur në Greqi, mjeti që ka qëlluar lëvizte me targa shqiptare false

Detaje të reja janë zbardhur nga masakra e ndodhur në Greqi, pas të shtënave më armë, ku sipas mediave greke  u ekzekutuan gjashtë shqiptarë.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se mjeti që ka qëlluar ka targa shqiptare false

Pesë viktima janë gjetur brenda në automjet dhe një tjetër jashtë tij, ndërsa u raportuar se makina kishte targa gjermane.

Policia është në kërkim të një automjeti tip “Ford” e zezë.

Masakër në Greqi/ Të shtëna me armë zjarri, 6 viktima, mes tyre edhe shqiptarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri.

Pesë prej viktimave ndodheshin brenda një automjeti, ndërsa njëri u gjet jashtë makinës, e cila sipas dyshimeve të para ka targa gjermane.

Sipas dyshimeve të para të policisë, bëhet fjalë për larje hesapesh.

Viktimat ishin me kombësi të huaj, dyshohet shqiptarë.

Autoritetet kanë rrethuar zonën, ndërsa po hetojnë për të zbardhur ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat