"Guxim budallai"/ Kanabis pranë rajonit të policisë, 4 shqiptarë në pranga

Diaspora

"Guxim budallai"/ Kanabis pranë rajonit të policisë, 4 shqiptarë në pranga

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 20:50
Foto ilustrim

Katër shtetas shqiptarë kanë përfunduar në pranga pasi akuzohen se ishin përgjegjës për kultivimin e kanabisit në një banesë në Roeselare të Belgjikës.

Mësohet se hetuesit kanë gjetur mbetjet e një plantacioni kanabisi në një shtëpi private që ndodhej pranë godinës së rajonit të policisë.

Në foton më poshtë shfaqet shtëpia e shqiptarëve, e kthyer në plantacion për rritjen e kanabisit, si edhe rajoni i policisë belge, i cili ndodhet disa qindra metra larg, në mes të fotos.

Sipas mediave të huaja efektivët e policisë kalonin pranë banesës ku kultivohej kanabisi dhjetëra herë çdo ditë, por pa mundur të gjurmonin veprimtarinë e paligjshme.

Sakaq, shqiptarët e arrestuar do të përballen me drejtësinë për kultivimin e bimëve narkotike, ndërsa drejtuesi i tyre rrezikon deri në dy vite burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat