Publikohen pamjet e rënda të vrasjes së 39-vjeçarit shqiptar në Greqi

Diaspora

Publikohen pamjet e rënda të vrasjes së 39-vjeçarit shqiptar në Greqi

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 20:03
39-vjeçari shqiptar

Një shqiptar 39-vjeçar është vrarë sot në Pire të Greqisë, nga një 68-vjeçar grek, i cili qëlloi dy herë mbi babain e 3 fëmijëve, duke e lënë të vdekur në vend. Autori e ka qëlluar një herë me armë në kokë shqiptarin, e më pas e ka qëlluar edhe për herë të dytë.

Sipas mediave greke, dëshmitarët thanë se ka patur një debat mes tyre, dhe se vrasësi debatonte përditë jo vetëm me shqiptarin por edhe me fqinjët e tjerë.

Sipas të njëjtave raportime, pasi e vrau, 68-vjeçari është dëgjuar të thotë “mbarova punë me ty tani”.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se autori kishte shkuar në shtëpi dhe kishte marrë pushkën. Pasi zbriti, ai qëndronte i fshehur prapa një makine dhe i doli përpara 39-vjeçarit shqiptar duke e zënë në befasi. Ata u gjendën përballë njëri-tjetrit në një distancë 2 metra.

Me gjakftohtësi dhe pa mëshirë e qëlloi me pushkë në kokë, siç duket në pamjet. Më pas e qëlloi për herë të dytë, edhe pse shqiptari ishte i shtrirë përtokë.

Sherri ka nisur në parking, pasi autori dhe viktima debatonin shpesh për vend parkimin e automjetit të autorit,i cili e pengonte viktimën t’u shërbente klientëve të parkimit që kishte me qira.

68-vjeçari grek është arrestuar nga policia dhe është sekuestruar arma e krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat