“Nuk doja të përfundonte kështu”, zbardhet dëshmia e 68 vjeçarit që vrau shqiptarin në një parking në Greqi

Diaspora

“Nuk doja të përfundonte kështu”, zbardhet dëshmia e 68 vjeçarit që vrau shqiptarin në një parking në Greqi

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 08:04
Foto ilustrim

68 vjeçari grek që vrau të premten 39 vjeçarin shqiptar me plumb në kokë ka shfaqur pendesë për krimin e kryer. Brigen Limka, babai i tre fëmijëve u ekzekutua mesditën e djeshme nga 68-vjeçari grek, pas një konflikti që kishin pasur për parkingun ku punonte shqiptari, raportuan mediat vendase.

“Kishim vite fërkime. Ata po bllokonin rrugët. E kisha shprehur indinjatën time shumë herë. Nuk doja që të përfundonte kështu”, mësohet të ketë thënë greu në polici. Pas vrasjes së 39-vjeçarit në Pire, autori shkoi në shtëpinë e tij, në një pallat aty pranë, ku u arrestua pak kohë më vonë nga policia.

Një ditë më parë, mediat raportuan se kishte pasur një konflikt mes tyre dhe më pas autori ishte ngjitur në banesën e tij, ku edhe kishte marrë pushkën për të qëlluar shqiptarin. 39-vjeçari nuk e ka parë, pasi fshihej pas një makine të parkuar. Ai ka dalë para viktimës dhe e ka qëlluar në fytyrë.

“Mbarova me ty, tani mbarova me ty”, thuhet se ka bërtitur vrasësi sapo ka qëlluar 39-vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat