Itali: U kapën me 58 kilogramë drogë e mbi 400 mijë euro para, arrestohen dy shqiptarë

Diaspora

Itali: U kapën me 58 kilogramë drogë e mbi 400 mijë euro para, arrestohen dy shqiptarë

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 15:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane.

Ata u kapen me 58 kilogramë drogë dhe me një shumë të madhe parash prej 410 mijë eurosh cash.

Të dyshuarit janë të moshës 32 dhe 45 vjeçare.

Siç shkruajnë mediat italiane, ata po përcilleshin nga policia që një kohë.

Shqiptarët u kapën në shtëpinë e një italiani.

Siç raportohet policia i ra në gjurmë drogës sapo hyjnë brenda shtëpisë, pasi që nga kati i parë vinte erë marihuane.

Policia aty gjeti sasi të ndryshme droge dhe materiale të ndryshme për prerjen e saj.

Por, hetuesit u befasuan nga shuma e madhe e parave që u gjetën aty.

Po ashtu u gjet edhe një fletore ku shënonin aktivitetin e paligjshëm të drogës.

Aty shfaqen numra dhe emra të koduara, të cilat pritet të hetohen nga karabinierët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat