Vdes tragjikisht në punë, 38-vjeçari shqiptar në Greqi, baba i dy fëmijëve

Diaspora

Vdes tragjikisht në punë, 38-vjeçari shqiptar në Greqi, baba i dy fëmijëve

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 12:45
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 38-vjeçar me origjinë shqiptare raportohet se ka ndërruar jetë.

Punëtori 38-vjeçar është gjetur i vdekur në Trikeri të Volos.

Sipas informacioneve nga mediat greke, ai ishte duke kryer punë pastrimi pas përmbytjes, kur një makineri e ka zënë dorën e tij, duke bërë që ai të përfshihet në të dhe të humbasë jetën.

38-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve 5 dhe 11 vjeç, me origjinë shqiptare dhe jetonte me familjen në Trikeri.

Sikur të mos mjaftonte vdekja e shqiptarit, pak çaste më pas, një tjetër aksident industrial ndodhi në çelikun e Volos, ku viktima është një 28-vjeçar, i cili merrej me mirëmbajtjen e makinerive.

Ai merrej me mirëmbajtjen e makinerive dhe teksa punonte në një zonë joprodhuese, në rrethana të panjohura, makina ka hyrë në punë duke e plagosur për vdekje. Shkaqet e sakta të aksidentit janë duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat