Itali/ Humb jetën në aksident 43-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

Diaspora

Itali/ Humb jetën në aksident 43-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Frati di Camaiore, Itali, ku si pasojë ka humbur jetën 43-vjeçari shqiptar, Roland Çizmja.

Babai i tre fëmijëve ishte në orar të punës, teksa ishte duke transportuar një eskavator me traktor.

“Nga ajo që mësuam sapo mbërrita në vend, punonjësi ynë kishte marrë ekskavatorin dhe po e transportonte, kur për shkak të një dege peme që kishte ngecur, ai zbriti nga  traktori për ta zhbllokuar dhe ka rënë duke marrë një dëmtim në kokë. Vëllai im nuk është në gjendje të thotë asgjë për momentin, ne jemi tmerrësisht të tronditur nga ajo që ndodhi”, thotë Rita Ceragioli, motra e Stefanos Ceragioli, pronar i kompanisë.

Policia është ende duke kryer hetimet  por sipas kompanisë, punonjësi në atë moment nuk duhej të ishte në punë dhe pronarët thonë se nuk ishin në dijeni pse Çizmja kishte ardhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat