E rëndë! U copëtua nga makina e mishit, vdes para syve të vajzës shqiptarja në Greqi

Diaspora

E rëndë! U copëtua nga makina e mishit, vdes para syve të vajzës shqiptarja në Greqi

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Greqi. Një 50 vjeçare shqiptare në është copëtuar nga makineria e mishit në Mesolongi të Greqisë.

Gruaja fatkeqe nga Shqipëria, e moshës rreth 50-vjeçare, sipas informacioneve, ka shkuar për të pastruar një makineri që pret mishin dhe mendohet se i janë kapur flokët, duke bërë që ajo të copëtohet.

Mësohet se tragjedia ka ndodhur përballë vajzës së viktimës, e cila ka nisur të bërtasë. Nënë e bijë duket se kanë punuar së bashku duke pastruar dyqane, shkruan Protothema.

Gruaja jetonte në Mesolongji me dy fëmijët e saj, vajzën dhe djalin 10-vjeçar, dy vitet e fundit, kur erdhi nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin.

“Ishte një vajzë shumë e mirë, punonte nga mëngjesi në darkë së bashku me të bijën duke pastruar dyqanet, për të bërë bukën e gojës”, tregon për protothema.gr një person që e njihte dhe jetonte në të njëjtën lagje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat