Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Itali, arrestohen 3 shqiptarë

Diaspora

Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Itali, arrestohen 3 shqiptarë

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Në kuadër të një operacioni policor të koduar “Lojë e Dyfishtë”, u shkatërrua një bandë kriminale e trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe hashashit.

Sipas mediave të huaja, në kuadër të operacionit janë sekuestruar 700 kg hashash e kokainë me vlerë 35 milionë euro

Ndërkohë janë ekzekutuar urdhër arrestimet ndaj 3 shtetasve shqiptarë të cilat janë ekstraduar nga Shqipëria, Bellgjika e Spanja e të një shtetasi italian me banim në provincën e Maceratës.

Tre shqiptarët janë vënë nën masën e arrestimit nga drejtësia italiane menjëherë pasi kanë mbërritur në aeroportin Fiumicino Romë e Linate të Milanos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat