Kapen në Itali dy shqiptarët, kishin fshehur drogën në qese, në kazanet e pluhurit për larjen e rrobave

Diaspora

Kapen në Itali dy shqiptarët, kishin fshehur drogën në qese, në kazanet e pluhurit për larjen e rrobave

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

50 kg kokainë, skeda telefoni të huaja, karta identiteti shqiptarësh, ora dore të shtrenjta, monedha floriri, sende luksoze e bizhuteri të shtrejta janë sekuestruar në kufirin Itali- Francë e në pranga janë vënë dy shqiptarë.

Dy shqiptarë  S.I. 37 vjeç dhe G.A. 33 vjeç janë arrestuar nga Policia kufitare italiane me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Ata janë ndaluar në pikën kufitare të Imperias kur iu nënshtruan një kontrolli rutinë për emigrantë të paligjshëm.

Policia shprehet se ka qenë nervozizmi i njërit prej të ndaluarve që ka ngjallur dyshime, duke vijuar me një kontroll më të hollësishëm, duke u shtyrë edhe nga katër kazane me pluhur larës.

Qentë nuhatës Jester dhe Cally ishin ata që sinjalizuan lëndën narkotike e gjetur në 16 pako të mbështjellë me celefon të vendosur në këto fuçi.

Pas kërkimeve të hollësishme në hapësirat e dyerve u gjetën edhe 33 blloqe të tjera kokaine.

Analiza e antidrogës italiane ka konfirmuar se cilësia e kokainës është nga më të pastrat e më shtrenjta në treg, e që do t'i siguronte grupit të narkotrafikantëve për të cilin po transportohej, fitime të mëdha.

Në automjet janë gjetur 10 mijë euro cash të paketuara në kartëmonedha 20-she dhe sasi të tjera parashë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat