U promovua në Tiranë, libri i Ekrem Bardhês “E Vërteta: Pavarësia e Kosovës, Amerika dhe diaspora”

Diaspora

U promovua në Tiranë, libri i Ekrem Bardhês “E Vërteta: Pavarësia e Kosovës, Amerika dhe diaspora”

Nga: Beqir Sina Më: 20 tetor 2023 Në ora: 18:57
Arkiv

TIRANË : Të enjten, më 19 tetor, u promovua në Hotel Rogner të Tiranës libri i biznesmenit dhe atdhetarit  Ekrem Bardha me titull: “E Vërteta: Pavarësia e Kosovës, Amerika dhe diaspora”.

Merrnin pjesë shumë personalitete të politikës, kulturës dhe historisë. Promovimi nisi me një dokumentar për veprimtarinë e Ekrem Bardhës dhe punës së tij të madhe lobuese për Shqipërinë dhe Kosovën. Zoti Bardha ka takuar të gjithë presidentët amerikanë pas Presidentit Ronald Reagan dhe ka patur shkëmbime letrash me ta për çështjet e shqiptarëve.

Ish zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj dhe historiania Nevila Nika përshkruan rolin e madh që luajti disapora, nën drejtimin e njerëzve si Ekrem Bardha, që Kosova të fitonte lirinë dhe pavarësinë. Ata thanë se zoti Bardha, përmes lobimit në qarqet më të larta të politikës amerikane, bëri të mundur që zëri i disaporës të përfillej dhe në një mënyrë ose në një tjetër ia ndryshoi fatin Kosovës.

Të tjerë që folën ishin studiuesi Bedri Islami dhe ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Namik Dokle.

Zoti Ekrem Bardha falenderoi modestisht të pranishmit dhe tha se mosha nuk e pengon të punojë me përkushtim dhe patriotizëm për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët.

Libri “E Vërteta: Pavarësia e Kosovës, Amerika dhe diaspora” është një bashkëpunim me UET Press.

Ekrem Bardha, një nga figurat më të spikatuara të emigracionit shqiptarë në Amerikë, i arratisur nga Shqipëria, komuniste, shtatë dekada më parë duke iu bashkuar emigracionit anti- komunist qysh në moshë të re, ishte nje shembull i asaj që dikush mund të bëjë për mbrojtjen e të drejtave të shkelura të njeriut, si ato që ndodhnin rutinë nëpër Shqipëri, Kosovë, e trevat shqiptare në një shkallë që bota po fillonte të kuptonte, se sa i egër ishte sundimi sllavo-komunist ndaj shqiptarve.

Sipërmarrësi Adi Mulaj, CEO&Founder i Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës, i cili mori pjesë në promovimin e librit me kujtime të shkruar nga Ekrem Bardha:"E vërteta Pavarësia e Kosovës, Amerika dhe Diaspora" në një nga mjediset e hotel Rogner në Tiranë, në llogarinë e tij në Fb , shkruajti : 

“Ky burrë që promovojë këtë libër quhet Ekrem Bardha. Sot ai është 92 vjeç. Gjithë jetën e tij ia ka kushtuar Shqipërisë dhe Kosovës.

Ky burrë ka treguar se është më i fortë se forca e 22,000 milion dollarëve! Ky burrë ka bërë që Amerika të heqë dorë nga 22 miliard dollarë investim dhe të bëjë që ana e peshores të peshojë nga ana e shqiptarëve.”

Më tej ai thotë se ka qenë i nderuar që ka marrë pjesë në prezantimin e librit të tij. 

“Përmbajtja e këtij libri i përket dhe duhet të jetë në piedestal të kujtesës shoqërore dhe gur themeli për përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë në arritjen e aspiratave për lirinë e kombit tonë”,shkruan ai.

Ndërkohë, thotë Mulaj, se gjatë fjalimeve të shumta, do të doja të shtoja një detaj:

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas Luftës së Dytë Botërore financonin për dy dekada Jugosllavinë me 22 miliard dollarë. Ajo ishte e shtata në tabelën renditëse.

Pasi Ekrem Bardha filloi të lobonte për çështjen shqiptare, Jugosllavia, nuk mori më asnjë ndihmë deri një vit para luftës së Kosovës.

A është koincidencë? Sa ka ndikuar lobimi i Ekrem Bardhës, i cili ka njohur personalisht të gjithë presidentët e SHBA-ve që nga Pres. Nixon, dhe më pas Presidentët Ford, Carter, Reagan, Bush i vjetër, Clinton, duke përfshirë Presidentët Obama, Trump dhe Biden pas luftës së Kosovës, mendoj se nuk është rastësi.”

Adi Mulaj : Edhe njëherë jam i lumtur qe e njoh Z. Ekrem, Donika dhe Antonin. Zoti i bekoftë!

“E vërteta pavarësia e Kosovës, kujtime”

Origjinali: E vërteta pavarësia e Kosovës, kujtime

Gjinia: Histori

Autori: Ekrem Bardha

Shtëpia botuese: UET

Viti: 2022

Fq. 530

Pesha: 1.08 kg

ISBN: 978-9928-320-85-8

Ky libër është në gjuhën shqipe

Ekrem Bardha (i lindur më 13 maj 1933, Radanj , Leskoviku) është filantrop dhe biznesmen i njohur shqiptaro amerikan, lideri i Frontit Kombëtar Shqiptar në Michigan (Balli Kombëtar), bashkëthemelues i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA), dhe ish-pronar i gazetës Illyria. I vlerësuar për rolin si atdhetar në njohjen, pavarsimin dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës z. Bardha tani është Konsull Nderi i Shqipërisë në Michigan dhe konsiderohet si një nga shqiptarët më të suksesshme në Amerikë. Krijues i restorantit "Piazza" në Tiranë ku qëndroi dhe Papa Françesku gjatë vizitës në Shqipëri dhe realizues i Kantinës "Bardha" në Marikaj , Vorë është iniciat i rritjes së kualitetit në verërat shqiptare.

Aktiviteti patriotik

Ekrem Bardha është takuar me 10 presidentë të SHBA për kauzën shqiptare. Presidenti Ronald Reagan e siguroi atë pas një takimi që ai do të refuzojë ambiciet greke në Shqipëri me çdo kusht. Bardha takua gjithashtu me Presidentin Bill Clinton para bombardimit të Serbisë nga NATO dhe u sigurua se Kosova do të çlirohet nga shtypja serbe. 

Bardha u largua nga Shqipëria në vitin 1953, në moshë shumë të re, për të emigruar drejt Greqisë, Gjermanisë dhe SHBA-së. Në këtë të fundit, arriti të bëhej një biznesmen i suksesshëm.

Por pas 38 vitesh vendosi të rikthehej në Shqipëri për të hapur një biznes. Në 2010 u botua libri i parë i tij “Afër dhe larg Shqipërisë”, Ekrem Bardha rrëfen, me autor Naum Priftin .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat