Mbylli dhe rrahu gruan brenda garazhit të një vile bosh, arrestohet shqiptari në Itali

Diaspora

Mbylli dhe rrahu gruan brenda garazhit të një vile bosh, arrestohet shqiptari në Itali

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi ai akuzohet se ka mbyllur e dhunuar brenda garazhit të shtëpisë gruan e tij. 

Today Cronaca shkruan se ishte e reja ajo e cila arriti të denoncojë në polici rastin të Dielën.

Ngjarja ka ndodhur në komunën e Madadaloni në qytetin e Caserta.

Mësohet se bashkëshorti e kishte mbyllur italianen brenda garazhit të një vile të pabanuar dhe ushtronte dhunë ndaj saj prej kohësh, madje dhe në prani të djalit të tyre 9 vjeçar.35-vjeçari u kap prej policisë pasi ishte fshehur në një shtëpi në Caserta.

Ai tashmë do të përballet me akuzat për dhunë në familje dhe rrëmbim./tvklan.al

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat