Lëvizjet e “çuditshme” e tradhtuan, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali, i sekuestrohen 30 kg drogë

Diaspora

Lëvizjet e “çuditshme” e tradhtuan, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali, i sekuestrohen 30 kg drogë

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 16:43
Policia

Policia italiane ka vënë në pranga një 28-vjeçar shqiptar për posedim të 30 kg marijuanë. Kontrolloi u krye kur u vunë re vajtje-ardhje të çuditshme në një rrugë banimi në komunën e Ardeas dhe vendosën të hetojnë më tej.

Në mënyrë të veçantë, karabinierët kanë vënë re në rrugë të riun shqiptar dhe kanë vendosur ta kontrollojnë.

Qëndrimi nervoz i 28-vjeçarit ka shtyrë efektivët të shtrijnë kontrollin edhe në banesën e tij.

Me të mbërritur në shtëpinë ku ndodheshin pesë persona të tjerë, 3 meshkuj italianë dhe dy femra, një italiane dhe një bullgare, u gjetën dhe sekuestruan rreth 30 kg marijaunë të ndarë në pako nga 5 kg secila, brenda të cilave lënda ishte e paketuar në blloqe 100 gramësh.

Gjithashtu u gjet material i dobishëm për paketimin dhe peshimin e dozave dhe parave cash, që mendohet se janë të ardhura të veprimtarisë së mëparshme të paligjshme.

Shqiptari dhe dy italianë u shoqëruan në burgun e Velletrit, në dispozicion të autoritetit gjyqësor në pritje të verifikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat