Me kartë ID dhe patentë false shqiptare, arrestohet një tjetër anëtar i bandës mafioze ‘Ndrangheta’ në Itali

Diaspora

Me kartë ID dhe patentë false shqiptare, arrestohet një tjetër anëtar i bandës mafioze ‘Ndrangheta’ në Itali

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 21:13
Policia

Autoritetet italiane kanë arrestuar një tjetër anëtar të bandës mafioze ‘Ndrangheta’ në Torino.

Gjatë arrestimit të 46-vjeçarit italian janë gjetur një kartë identiteti dhe një patentë false shqiptare.

Luca Mazzaferro, ishte dënuar nga drejtësia italiane me gati 9 vite burg për pjesëmarrje në një grup mafioz, mashtrim, vjedhje dhe krime të tjera, shkruajnë mediat vendase.

Ndërkohë organet e drejtësisë italiane janë duke shqyrtuar dosjen e 46-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat