LDK po rilind në diasporë

Diaspora

LDK po rilind në diasporë

Nga: Islam Fejzullahu Më: 27 tetor 2023 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës (e dr. Ibrahim Rugovës), elektorati i së cilës ka filluar të rilindë me shpresë dhe vullnet qe të iu kthehen rrënjëve të LDK-së së dr. Rugovës, me datë 24 tetor ne Qytetin e Halmstadit të Suedisë me këmbëngulje të këshillit iniciues për themelimin e nëndegës së LDK-së në ketë qytet, me iniciativë dhe këmbëngulje të njërit më të devotshmit bashkëkombësit tanë, njeri i cili si para, gjatë dhe pas luftës kontributin e tij nuk ia shkëputi asnjëherë atdheut, e ky është Sahit Berisha Deçanasi i pa lodhshëm dhe i pandalshëm.

Ne fillim me intonimin e himnit "Kur ka ra Kushtrimi në Kosovë" filloj punën ky tubim(eveniment i drejtuar prej 3 anëtaresh. Ky Këshill ne fillim me një anëtarësi prej 35 anëtaresh ftoj në këtë eveniment drejtuesit e degës jugore të LDK-së në Suedi si kryetarin e degës, prof, Isuf Bajraktarin, nji pishtar i arsimit shqip ne diasporë plot 27 vite i pa ndarë nga nxënësit e mërgimtarëve ne qytetin e Landskrona në jug të Suedisë njiherit edhe një aktivist dhe kontribuues i pa lodhshëm nga diaspora për LDK me bashkëpunëtorët e tij. Hysen Ibrahimin tani kryetar i shoqatës së shkrimtarëve shqiptarë për Suedi, njeriu i cili nga viti 88 kur ka migruar në diasporë këto dekada ia kushtoj atdheut në të gjitha segmentet e kontributit, këshillat, nismat e deri te kryetari i degës së LDK për Skandinavi (2 mandate) i palodhshëm me bashkëpunëtoret e tij. Gjithashtu Idriz Gashi një aktivist shumëvjeçar, tani njeri i pendës me bashkëpunëtorë.

Të gjithë këta pjesëmarrës kishin ardhur që ta përshëndesin dhe mbështesin këtë këshill për iniciativën dhe qëllimin e tyre drejt themelimit të nëndegës së 6 me radhë në degën jugore të LDK në Suedi. Këshilli në këtë eveniment zgjodhi kryesinë e re të kësaj nëndege prej 7 anëtaresh; Blerim Zylfiu Kryetar, Sahit Berisha e Jeton Zeneli nënkryetar, Besnik Rugova sekretar dhe Sabri Berisha, Faruk Hasani, Denis Muriqi anëtar të kryesisë. Njëherit kryesia e posa zgjedhur në bazë të statutit zgjodhi edhe 7 delegatë të nëndegës që do të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor që do të mbahet me 12 nëntor në Malmo ku është edhe selia qendrore e degës jugore( them jugore sepse për shkak të pozitës gjeografike dega e LDK ne Suedi tani ka dy seli; dega jugore në Mallmo dhe ajo veriore në Stokholm.

Pas zgjedhjes se organeve të nëndegës ne diskutim u kyçen Hysen Ibrahimi i cili fillimisht falënderoj te pranishmit dhe inicuesit e këtij evenimenti, Sahit Brishen për organizimin dhe mikpritjen me pastaj elaboroi rreth subjektit të LDK së dr. Rugovës dhe të arriturat që ka patur dhe pritet të ketë netë ardhmen sidomos me këto rilindje të reja më në krye kryetarin e tanishëm Lumir Abdixhikun. Ai gjithashtu falënderoj të gjithë për kontributin e tyre në të gjitha segmentet për të mirën e atdheut nga diaspora e në veçanti nga Suedia. Prof Isuf Bajraktari(kryetar i degës jugore te LDK) përveç falënderimit për organizatorin dhe të pranishmit pjesëmarres, ai sqaroi edhe shumë çështje rreth aktiviteteve të degës jugore dhe nëndegëve te deritanishme dhe ato të cilat pritet të themelohen në vazhdim kur thotë se është rritur shumë interesimi i anëtarësisë për aktivitete te reja.

Ne momentin e diskutimit të prof. Bajraktarit në lidhje direkte nga Kosova u kyç deputeti i kuvendit të Kosovës nga LDK Armend Zemaj i cili përshëndeti nismën dhe përuroj themelimin e nëndegës se re ne Halmstad, me ç’rast premtoi se do të kenë mbështetjen e kryesisë qendrore për diasporë. Më pastaj edhe shumica e të pranishmeve morën fjalën me këshilla e sugjerime e pyetje për punën dhe aktivitete nëndegës dhe angazhimin për anëtarësimin e të rinjve dhe themelimin e nëndegës se grupit rinor dhe të grave. Në fund këtë evenimet, tubim përshëndeti kryesinë qendrore dhe bëri apel për mbështetje që të ketë elektorat më të fuqishëm sikur ka qenë në kohën e dr. Rugoves. Në fund nga të gjithë të pranishmit iu dha mbështetje kryesisë së re të LDK duke iu sugjeruar që të përtërihet gjithherë e më shumë me anëtar të rinj të cilët këtë shtëpi LDK e dr. Rugovës e konsiderojnë si shtëpi të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat