Tre shqiptarë dënohen me burgim, tentuan të fusnin 139 kilogramë kokainë përmes konteinerëve të bananeve

Diaspora

Tre shqiptarë dënohen me burgim, tentuan të fusnin 139 kilogramë kokainë përmes konteinerëve të bananeve

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Tre shqiptarë janë dënuar me burgim në Britaninë e Madhe.

Ata u shpallën fajtorë për trafik droge.

Shqiptarët kishin tentuar të fusnin 139 kilogramë kokainë përmes një kontinjerit të bananeve.

Vlera e drogës kap shumën e 11 milionë paundëve ( apo mbi 12 milionë e 600 mijë eurove).

Mediat britanike, kreu i grupit, Mirgert Shahu, është dënuar me 18 vjet burg.

Për kalimin e lëndës narkotike, kishte ndihmuar edhe një anglez, Robert Ball.

Me burgim u dënuan edhe dy bashkëpunëtorët e tjerë shqiptarë.

Florjan Ibra u dënua me 13.5 vite burg dhe Arman Kaviani me 12 vite e nëntë muaj.

Autoritetet britanike e kishin vërejtur drogën në port, por kamionin e kishin lënë të kalonte, për të parë se kush e posedonte lëndën narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat