LDK në NRW mbanë Darkën e Lamës 2023

Diaspora

LDK në NRW mbanë Darkën e Lamës 2023

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 21:18
LDK në NRW mbanë Darkën e Lamës 2023

Darka e Lamës, kjo festë tradicionale iliro-shqiptare në trajektorën historike si një nga vlerat ma sublime ; materiale dhe shpirtërore, si dhe autoktone dhe identitare deri n'thellësitë e shekujve.

Për të 14-tën herë, Nëndega e LDK-së së Nordrhein-Westfalenit, me Kryetar z.Jakup Gërguri organizon dhe mban Darkën e Lamës, këtë festë tradicionale, Iliro-Dardane, si porosi  të Presidentit Rugova !

Në një ambient të përkryer e t'përsosur festiv, ku përveq fotografive dhe imazheve me pëmbajtje nacional-historike dhe të presidentit historik Rugova, skena dominohej nga flamuj kombëtarë, shtetërorë dhe ai Dardanisë, simbol ky i Atit themelues të shtetit të Kosovës, presidentit historik, Rugova.

Simbolet, simbolika dhe sentimentet !

Në foltore, në një vazë qendronin kallinjët e grurit të Dardanisë-Kosovës të cilët ishin ruajtur me kujdes që nga viti 2001, derisa në platonë para foltorës, qilimi vjetër shumëdecenjësh, me ngjyrat e flamurit, por i cili bëntë dritë në dritën e kësaj feste madheshtore.

Bereqetet natyrale (rendimentet buqësore) të ekspozuara në ambientet e salles festive në njërën anë, dhe instrumentët muzikore të melosit popullor deri të lahuta, gërshetonin  botën materiale dhe atë shpirtërore të popullit shqiptar, si një nga ma të vjetrit e Europës.

Atmosferë impozante dhe impresive që krijohej nga mikëpritja e përzemërt dhe bujaria e organizatorëve të kësaj feste të rivitalizuar nga presidenti Rugova, ngazëllimi i fytyrave të tyre të bënte të ndjehësh sikur n'shtëpinë tënde.

Në një moment, skena u "pushtua" nga Ansambli "Dardania" me seli nga Dyzeldorfi, dhe këngët dhe vallët mbushën gjithë hapësirat e ambientit festiv, duke plotësuar kërsherinë e t'pranishmëve me larminë dhe vlerat artistike të kulturës shqiptare...

Intonimi i himinit të Dardanisë ngriti në këmbë të gjithë manifestuesit në sallë, dhe duartrokitjët për për këtë himn-amanet të Presidentit Rugova, u nderprenë me hipjën n'binë të Kryetarit të Nëndegës së LDK-së për Nordrhein-Westfalen , z.Jakup Gërguri për të përshendet dhe falenderuar mysafirët në përgjithësi dhe n'veqanti përshendeti :

Degën e LDK-së së Baden-Württembergut,

Nëndega e LDK-ës për Rheinland-Pfalz,  dhe

Nëndega e LDK-ës për Hessen

Të pranishmit i përshendetën :

Abetare Bajraj, Kryetare e Degës së LDK-së për Baden-Württemberg,

Z.Alush Zeqiraj, Kryetar i Nëndeges për Rheinland-Pfalz, dhe ;

Gane Thaqi Konjuhi për Nëndegen e Hessenit.

Me një fjalë rasti, të pranishmëve i'u drejtua Nënkryetari i Degës së dytë për Gjermani, z. Arben Gashi, i cili foli për historikun e Darkës ë Lamës, si festë tradicionale, Iliro-Dardane e trasheguar dhe e përcjellë ndër shekuj tek shqiptarët.

Z.Gashi e vlersoj lartë këtë festë tradicionale të shqiptarëve të ruajtur dhe të kultivuar ndër breza, dhe apeloj që të azhdohet me ruajtjën dhe kultivimin e këtij thesari unik të kombit.

Në vazhdim z. Gërguri propozoj të këndohet kënga "Mori e bukura More", duke spjeguar për xhënezën  rreth 650 vjeqare të saj, dhe shtoj : "Mendojmë që kjo perlë  të shndërrohët në Hymn i Mergstes shqiptare, dhe qdo eveniment në mergatë të hapet më këtë këngë emblematike".

Interpretimi brilant i kësaj këngë nga grupi : "KUJTIMI-LINDA-YMERi,  dhe teksti prekës dhe domethënës, zgjoj shumë emocion të t'pranishmit.

Fjala i'u dha mysafirit ekskluziv të kësaj mbrëmje, profesorit të nderuar dhe ish nënkryetarit të parë të LDK-së dhe të presidentit Ibrahim Rugova, z. Anton Kolaj !

Fjala e z.Kolaj u përcoll me një intersim dhe entuziazëm të theksuar, ngase z.Kolaj, përveq se për rëndësinë e kësaj feste tradicionale, evokoj me pietet kohën e bashkpunimit me presidentin Rugova, projektin e levizjes sonë nacionale për liri dhe pavarësi, dhe për figurën emblematike të kësaj levizje, si dhe vizionin dhe orientimin përendimor si çelës i suksesit drejt aspiratës kombëtare që u kororëzua me lirinë e Kosovës dhe shtetin e pavarur e demokratik.

Profesori Anton Kolaj, bëri lutje-falenderimin e Darkës së Lamës, pra  Lutjën e Presidentit Rugova, tekstin e së cilës e lexoj bashkë me të pranishmit në festë, duke përfunduar me ovacione dhe duartrokitje të gjata dhe frenetike.

Më pas u shtrua tryeza e Darkës së Lamës !

Ushqime tradicionala, nga buka pogaqe, pite, flija dhe deri të ëmbëlsirat, dhe në anën tjetër, gatime dhe konservime, aroma dhe shija e të cilave me mëndje  të kthenin në atdhe dhe n'vendlindje...

Një falenderim ekskluziv për nanat, gratë dhe bijat tona, të cilat shkelqyen në mënyrën ma t'mirë të mundshme, me gatimet tradicionale që mbushën "sofrat" në Darkën e Lamës.

Këngët dhe vallët shoqëruan të pranishmit deri në orët e vona të datës tjetër, me premtimin e kultivimit prore të kësaj feste unike dhe thesar të kombit.

Image
LDK në NRW mbanë Darkën e Lamës 2023
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat