Muaji nëntor, fluks eventesh në përfaqësinë shqiptare diplomatike në Greqi

Diaspora

Muaji nëntor, fluks eventesh në përfaqësinë shqiptare diplomatike në Greqi

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 23:41
Foto ilustrim

Muaji nëntor shënon kulmimin e aktiviteteve artistiko-kulturore për Shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe jo vetëm.

Nën kujdesin e ambasadores Shqiptare në Athinë Luela Hajdaraga dhe mbështetjen e përfaqësisë diplomatike të Kosovës, e përkrahjen e zv ministres së jashtme Artemisa Malo, në Athinë u zhvillua një ‘open day’ me aktivitete të larmishme kulturoro-artistike me në fokus dashurinë për atdheun.

Sipari u hap me kërcime të muzikës popullore të trevave kombëtare shqiptare dhe në vazhdim u prezantuan kostumet popullore të trevave mbarë shqiptare, ndërsa aktiviteti kulmoi me panairin e kulinarisë, ku amvisat prezantuan gatime karakteristike nga krahinat e origjinës së tyre.

Muaji nëntor është muaji i festave kombëtare ndaj dhe përfaqësitë tona diplomatike kanë organizuar evente dhe aktivitete për emigrantët tanë kudo ndodhen.

Mjaft i rëndësishëm për shqiptarët e diasporës pritet të jetë edhe samiti i tretë i diasporës që do të zhvillohet në Tiranë në 22 dhe 23 nëntor dhe ku pritet pjesëmarrje masive e shqiptarëve jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat