Aktivitet politik i LDK-së në Austri

Diaspora

Aktivitet politik i LDK-së në Austri

Nga: Miftar Zagragja Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 09:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Dje, më dt. 4.11.2023, në Vjenë u mbajt tubim konsultativ me bashkatdhetarët shqiptarë në lidhje me përgatitjet për Konventën e LDK-së për Austri. Këtë tubim e hapi z. Yll Blakaj, Kryetar i Këshillit Iniciues, i cili i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe bëri një vështrim të shkurtër mbi gjendjen aktuale të organizimit të LDK-së dhe tha se duhet të punojmë edhe më shumë për t`i riaktivizuar të gjitha nëndegët që LDK-ja i kishte para luftës dhe njëherësh, të angazhojmë më shumë rininë në LDK. Në Kuvend, përveç delegatëve të nëndegëve të LDK-së për Austri, kishte edhe anëtarë dhe përkrahës të LDK-së.

I pranishëm të tubim ishte edhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Anton Quni , i cili i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe theksoi se ndihet shumë i lumtur që gjendet në mesin e mërgimtarëve tanë që jetojnë në mërgim dhe ripohoi se roli i mërgatës shqiptare për Kosovën dhe trojet shqiptare ka qenë dhe mbetet shumë i fuqishëm. Z. Quni u shpreh se “jemi krenarë për punën dhe aktivitetin e mërgatës shqiptare; për rolin që ka luajtur mërgata shqiptare, në grumbullimin e ndihmave dhe mjeteve të nevojshme për financimin dhe për mbajtjen gjallë të popullatës së rrezikuar nga uria gjatë viteve 1990-1999, në kohën kur Kosova gjendej në okupim barbar të regjimit kriminal të Serbisë. Po ashtu, gjatë kohës së luftës në Kosovë për nevoja në grumbullimin e ndihmave dhe mjeteve të nevojshme urgjente të popullatës së dëbuar nga Kosova”. Ai uroi bashkatdhetarët tanë për ketë kuvend dhe për gjithë kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës. Z. Quni solli në vëmendje faktin që pjesa më e madhe e mërgimtarëve tanë është ballëhapur për veprimtarët atdhetare dhe ndihmesën materiale të dhënë për atdheun. Të pranishmi i përshëndeti edhe z. Ibish Rugova, Kryetar i Degës së LDK-së për Austri. Duke sjellë në kujtesë ngjarjet dhe zhvillimet ndër vite, z. Rugova theksoi se LDK-ja me punën e vet e ka arsyetuar vetën para popullit. Ajo ka qenë shumë aktive gjatë luftës duke ndihmuar dhe madje duke e udhëhequr luftën në Kosovë, duke dërguar ushtarë, armatim, të holla dhe ndihma të tjera të nevojshme. Mes tjerash, duke folur për periudhën e pasluftës, z. Rugova tha se LDK-ja e Austrisë e ka ndihmuar LDK-në në Kosovë, me ç’rast përmendi edhe organizimin e shumë pritjeve të personaliteteve më të larta të Kosovës, midis tyre edhe tri vizitat e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova në Austri.

Nga ana tjetër, duke u inkuadruar në këtë pikë, kryetari i nëndegës së Vjenës, z. Miftar Berisha tha se i tërë aktiviteti i nëndegës së Vjenës, paraqet pjesën më të madhe të aktivitetit të nëndegës së Vjenës. Së këndejmi, edhe z. Mehdi Prushi, kryetar i LDK-së për Austrinë e Epërme i kësaj nëndege, i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe bëri një vështrim të shkurtër, duke thënë se është bërë një punë e madhe në Nëndegën e LDK-së për Austrinë e Epërme.

Sipas radhës, të pranishmëve në tubim iu drejtua edhe ish- Kryetari i Nëndegës së LDK-së në Linz, z. Miftar Zagragja, i cili theksoi se në degën e LDK-së në Austri është punuar shumë dhe gjatë gjithë kohës ka qenë aktive kjo degë, por duhet të interesohemi të dimë se çka po bën LDK-ja në Prishtinë për ne. Ai ishte i mendimit, që në Kuvendin e Republikës së Kosovës të ketë më shumë përfaqësues nga diaspora e Kosovës.

Në këtë takim është themeluar edhe Këshilli Organizativ që do të bëjë përgatitjet për Konventën e LDK-së për Austri, që do të mbahet në të ardhmen. Ky Këshill përbëhet nga Yll Blakaj, Mehdi Prushi, Shkumbim Brestovci, Sylejmon Shala, Liridon Zagragja, Ilir Haziri, Arlind Berisha, Tahir Turkaj,Kaltrina Durmishi, Miftar Zagragja, Lisa Rugova, Albion Mehmetukaj, Muhamet Alushaj, Shkelzen Berisha, Burim Rugova dhe Sherif Ferizi …etj. Kryesia e Këshillit përbëhet nga 20 anëtarë të zgjedhur.

Bashkatdhetarët tanë në këtë tubim patën rastin që të bashkëbisedojnë haptas për të gjitha problemet që i preokupojnë ata, si dhe të njihen me situatën aktuale së LDK-së në Kosovë.

Pjesëmarrësit në tubim nuk ishin vetëm nga Vjena, shumë nga ta kishin ardhur edhe nga qytetet e tjera të Austrisë, si nga Linzi, Badeni, Wiener Neustadti etj. Pjesëmarrja e shumë veprimtarëve të vjetër të LDK-së në Austri e nderoi këtë tubim, siç janë personalitetet shumë të respektuara: Tahir Turkaj , Kaltrina Durmishi, Shkëlzen Berisha, Sylejman Shala, Sherif Ferizi , Shkumbim Brestovci, Muhamet Alushaj, Dul Krasniqi, Avdi Rugova, Naim Rugova etj.

Kuvendin e shpalli të mbyllur z. Yll Blakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat