Aty ku është Eli Murtezaj ka bukuri, fashion dhe fitore

Diaspora

Aty ku është Eli Murtezaj ka bukuri, fashion dhe fitore

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 15:20
Eli Murtezaj

Duket se ka lindur për të bukurën dhe natyrisht se ku ndodhet ajo ka vetëm fashion e çmime.

Po flasim për parukierën e njohur shqiptare Eli Murtezaj nga Peja që pak më shumë se dy dekada që falë pasionit të saj dhe si ajo tregon e bën me zemër dhe e do shumë këtë profesion.

Por ajo në karrierën e saj ka vetëm suksese që janë vlerësuar me trofe e plot çmime e deri tani ka 13 kupa e medalja e plot çmime e vlerësime të tjera.

Image
Eli Murtezaj

Duhet ta veçojmë vitin 2017 ku ajo ka fituar çmimin e parë në eventin më të madh të modës në Turqi e ku ky aktivitet u transmetua edhe në Rtv21.

Çmim pas çmimi për Elin ku në vitin 2018 në Tiranë rrëmben atë si më e suksesshmja e vitit duke qenë më pas edhe prezentë dhe e ftuar kudo në Ballkan dhe në botë.

Image
Eli Murtezaj

Nuk do të kishin të numëruara eventet ku ajo ka qenë por më e freskëta ishte Eventi i të bukurës në Napoli të Itali ku ishin të pranishëm nga shumë vende të botës e pejania ishte aty duke përfaqësuar Kosovës si kryetare dhe ambasadore e Kosovës në fushën e të bukurës. Mjafton që të shkruani emrin e saj në internet ose ta ndiqni atë në rrjetet e saja sociale e do ta kuptoni se mjeshtëria e saj dhe prania e saj kudo shkëlqen.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat