Trafikuan 300 kg kokainë nga Panamaja, dënohen me burg 3 shqiptarë në Francë, si u zbulua droga

Diaspora

Trafikuan 300 kg kokainë nga Panamaja, dënohen me burg 3 shqiptarë në Francë, si u zbulua droga

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 09:20
Policia

Katër persona, tre prej tyre shqiptarë, u dënuan nga gjykata penale e Rennes në Francë, nën akuzën e trafikimit të 300 kg kokainë,  të fshehur në një kontejner të destinuar për një kompani në Saint-Etienne-du-Gué-de-l’Isle pranë Loudéac, në portin e Montoir-de-Bretagne.

Në janar 2018, “informacionet” nga një oficer i Guardia Civil spanjoll lejuan policinë gjyqësore të Nantes të sekuestronte pak më shumë se 294 kg kokainë, “konfiskimi i dytë më i madh në histori” në objektet portuale të Saint- Nazaire.

Në fakt, trafikantët kishin futur “255 bukë” në çanta sportive, në mes të një konteineri të mbyllur me oksid mangani, një produkt kimik jo i rrezikshëm, i porositur nga kompania “Olmix” me qendër në Saint-Etienne-du-Gué-de-l’Isle dhe e specializuar në “bio-stimulantë”.

Hetimi zbuloi se konteineri ishte “ndotur” gjatë një ndalese në Panama nga kjo anije MSC që vinte nga Brazili. Nga analizat e kryera rezultoi një përqendrim shumë i lartë kokaine, pa “asnjë produkt prerës”. Sipas hetesve, vlera e mallit vlerësohej në më shumë se tetë milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat