Tragjike në Greqi, 45-vjeçari shqiptar bie nga pema e ullirit dhe ndërron jetë

Diaspora

Tragjike në Greqi, 45-vjeçari shqiptar bie nga pema e ullirit dhe ndërron jetë

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 07:58
Foto ilustrim

Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mesditën e djeshme, 11 nëntor, pasi u shtyp nga një pemë në zonën e Apraos në Korfuzin e Veriut.

Sipas informacioneve të para, burri ka qenë duke prerë ullinj , kur trungu i madh i pemës ka rënë dhe e ka shtypur.

Një zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje për nxjerrjen e tij dhe një ambulancë e EKAV e ka marrë të vdekur.

45-vjeçari, me origjinë nga Shqipëria, prej dekadave të fundit jetonte në Korfuz me familjen dhe tre fëmijët e tij, ndërsa miqtë e tij që nxituan në vendngjarje thanë se ishin të shkatërruar nga ajo që ndodhi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat