Prof. Isuf Bajraktari zgjidhet kryetar i LDK-së Dega Jugora e Suedisë

Diaspora

Prof. Isuf Bajraktari zgjidhet kryetar i LDK-së Dega Jugora e Suedisë

Nga: Hysen Ibrahimi Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 08:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Helsinborg të Suedisë u mbajt Kuvend madhështor i LDK-së Dega Jugore e Suedisë në praninë e 35 delegatëve nga pesë nëndegë të LDK-së dhe 48 të ftuar veprimtarë të LDK-së, me gjithsej 83 pjesëmarrës.

Pas intonimit Dardan, Kuvendin e shpalli të hapur Prof. Isuf Bajraktari, kurse përshëndetën Hysen Ibrahimi, Prof. Osman Ahmetgjekaj e Prof. Dr. Muhamet Shatri. Nga Kosova morën pjesë Grupi Politikë për Mërgatë Anton Quni, kryetar, Shkumbin Gashi, anëtar, pastaj mysafir nga Kosova ishin edhe kryetari i LDK-së Dega në Podujevë Dr. Ekrem Hyseni, Sekretari i Forumit Rinor të LDK-së z. Egzon Pacolli dhe Ilir Koprani.

Me nga një fjalë përshëndetëse folën Anton Quni e Ekrem Hyseni, të cilët folën për vlerat e LDK-së dhe për bashkimin e të gjithë anëtarësisë duke mos përjashtuar askend. LDK-ja po rritët për çdo ditë e më shumë nëpër tërë Kosovën dhe në mërgatë dhe ne jemi të lidhur përjetësisht me mërgatën - thanë në fjalën e tyre. Pas përshëndetjeve Z. Rrahman Rrahmani propozoi për kryetar Prof. Isuf Bajraktarin, kurse e mbështeti fuqishëm këtë propozim z. Hysen Ibrahimi, i cili e paraqiti një biografi të shkëlqyer të Prof. Bajraktarit.

Me vota me aklamcion Prof. Isuf Bajraktari u zgjodh Kryetar i LDK-së Dega Jugore e Suedisë, zgjedhje kjo e cila u përcoll me duartrokitje. Kryetari i posa zgjedhur mbajti një fjalë falënderimi, i cili falënderoi për besimnin e dhënë, por që u zotua se do të bënë përpjekje maksimale që LDK-së - Dega Jugore e Suedisë, do të zgjërohet edhe me nëndegë të reja pas këtij kuvendi. Kuvendi zgjodhi kryesinë prej 17 anëtarëve, e cila përfaqësohej nga të gjitha nëndegët e LDK-së.

Më pas kryetari i posazgjedhur Prof. Isuf Bajraktari, lexoi një komunikatë për opinion e cila u miratue nga Kuvendi, citat:

”Mbështetje filozofisë së ish-Presidentit Historik dhe Shpirtëror Dr. Ibrahim Rugova;

Kuvendi i LDK-së Dega Jugore në Suedi do të jetë mundësi e mirë që të vlerësojmë, të analizojmë dhe të vendosim për hapat e mëtutjeshëm për rolin tonë LDK në Suedi dhe më gjerë;

Organizimin dhe zgjërimin e LDK-së në tërë territorin e Jugut duke përfshi një numër të madh të anëtarësisë dhe formimin e ndëndegëve të reja ose riorganizimin e tyre;

Mbështetje për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Dr. Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës Dega e Jugut në Suedi, fton të gjithë anëtarësinë e Lidhjes Demokratike të rikthehen në shtëpinë e tyre, sepse është interes i shtetit të Republikës së Kosovës;

Përshëndesim rikthimin e madh të anëtarësisë në Lidhjen Demokratike të Kosovës me në krye Dr. Lumri Abdixhiku, rikthim ky që ngjallë shpresat e zhvillimit dhe përparimit të Kosovës;

Rruga e Re për Kosovës është rrugë filozofike RUGOVIANE për ardhmërinë e Kosovës;

Rroftë Lidhja Demokratike e Kosovës,

Zoti e bekoftë Kosovën,

Zoti e bekoftë iflozofinë Rugoviane

Na prift e mbara me Dr. Lumit Abdixhikun.

Pas Kuvendit kryesia e posazgjedhur mbajti mbledhje konstituive prej dhjetë minutash dhe zgjodhi postet në kryesi me këtë përbërje:

Prof. Isuf Bajraktari Kryetar, Osman Ahmetgjekaj Nënkryetar, Afërdita Hoti Bunjaku Nënkryetare, Dinë Kelmendi Nënkryetar, Blerim Zylfiu Nënkryetar, Rrahman Rrahmani Sekretar i Përgjithshëm, Isuf Kurbogaj Sekretar Organizativ, Avdi Rama Arkëtar, Hysen Ibrahimi Zëdhënës i Kryesisë kurse Remzi Basha, Isak Bunjaku, Enver Qupeva, Sami Kajtazi, Bajram Nikqi, Mursel Shkupolli, Sahit Berisha dhe Jeton Zeneli të gjithë anëtar të kryesisë.

Osman Ahmetgjekaj, kryesues i Kryesisë së Punës së Kuvendit, e falënderoi publikisht z. Isuf Kurbogaj për angazhimin e tij rreth organizimit të lokalit dhe përgaditjes teknike.

Kuvendi u shpall i mbyllur duke shkrepur një fotografi kolektive të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat