Tragjedi në Itali, ndërron jetë 26-vjeçarja shqiptare

Diaspora

Tragjedi në Itali, ndërron jetë 26-vjeçarja shqiptare

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Itali, me pasojë vdekjen e një 26-vjeçareje shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur në Pieve di Soligo, ku 26-vjeçarja, Anila Grishaj, ka qenë duke punuar në një kompani që merrej me prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të ngrira.

Sipas mediave italiane, vajzës shqiptare i ka ngecur koka në një prej makinerive.

Edhe pse kanë ndërhyrë për ta ndihmuar, goditja ka qenë fatale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat